Flash News

KRYESORE

Pasi dekoroi Sabri Fejzullahun, Blero kritika Thaçit: Mirënjohjen ia ka dhënë populli

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin Sabri Fejzullahu me Medaljen Presidenciale të Meritave.

"Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë. HTH,"- shkruante Thaçi në postimin e tij.

Ndërkohë ka reaguar dhe këngëtari Blero në profilin e tij në Instagram, duke u shprehur se është ndërgjegjësuar vonë, por megjithatë mirënjohjen Fejzullahu e ka marrë nga populli, pa dekorata.

"Legjendë e gjallë Sabriano. Mirë që u vëtëdijësuan edhe këta për një mirënjohje të tillë. Në fakt ti nuk ke nevojë për mirënjohje të tilla, vet populli ta ka dhënë mirënjohjen ty që nga dita e parë,"- shkruan Blero.

 

Të fundit