Flash News

KRYESORE

Pasi e ndau mendjen për vijimësinë e tij në "Hell`s Kitchen", publikohet promo dhe Renato thyen sërish pjata

Pasi e ndau mendjen për vijimësinë e tij në "Hell`s
Pasi dha disa deklarata të bujshme që do ikte nga Shqipëria apo që nuk do ishte pjesë e "Hell`s Kitchen", chef Renato Mekolli e ka ndarë mendjen dhe tashmë është konfirmuar se ai do jetë sërish shefi i programit të gatimit, i cili vitin  e shkuar kishte shumë sukses dhe u komentua gjerë. Së fundmi shefi u kuzhinës ka treguar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, se puna për realizimin e promos së sezonit të ri të "Hell`s Kitchen ka nisur. Renato ka publikuar pak sekonda nga xhirimet e tij, dhe mesa duket "djalli" brenda tij po rizgjohet për sezonin e ri të emisionit të gatimit. “Djalli po rikthehet. Ju aplikoni pas 3 ditësh”, ka shkruar Mekolli përkrah videos në ‘Instagram’.
 
View this post on Instagram
 

👿is back... Ju aplikoni pas 3 ditësh 😉 @hellskitchen.tch @olsamuhameti @topchannelalbania

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on

Ndërsa sot, ai ka publikuar dhe promon e emisionit, ku shihet se Renato do jetë djall sërish këtë vit me të njëjtat probleme: pjata të thyera, qimja, aldente, shumë kripë, pak kripë. Pra bëhuni gati me pak fjalë.

Të fundit