Flash News

KRYESORE

Pasi fitoi “Këpucën e Artë”, atletet e Salah bëhen pjesë e muzeut të Egjiptit

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah, pas performancës së tij të shkëlqyer tek Liverpool, arriti të shpallej ‘Futbollisti i vitit’ në Premier League dhe të fitonte edhe trofeun ‘Këpuca e Artë’.

Pas këtij trofeu, atletet e salah janë bërë pjesë e koleksionit të famshëm egjiptian në muzeun britanik.

Ato një palë këpucë adidas ‘X17 Deadly Strike’ dhe do të vendosen pranë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.

Kujtojmë se Salah ka shënuar 44 gola me Liverpool-in deri në këtë pikë të sezonit, ndërkohë që ka dhe një ndeshje për të zhvilluar, atë me Realin e Madrid-it në finalen e ‘Champions League’ në Kiev.

Të fundit