Flash News

KRYESORE

Pasi hodhi të dyja çizmet, Kryemadhi në 4 ditë, në 5 emisione

Pasi hodhi të dyja çizmet, Kryemadhi në 4 ditë, në 5

Që prej ngjarjeve të ditës së hënë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka nisur një fushatë mediatike duke u shfaqur thuasje në çdo studio të debatit politik.

Në datën 18, Kryemadhi ishte në studion e gazetares Ilva Tares përballë edhe dy gazetarëve. Po atë mbrëmje, kryetarja e LSI-së u shfaq në një lidhje direkte për emisionin ‘Opinion’.

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi ishte në lidhje direkt në emisionin ‘Top Story’ ku foli për protestën e zhvilluar dhe ngjarjet që ndodhën në sallën e Kuvendit gjatë votimit të kryeprokurores së përkohshme.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme është njoftuar se kryetarja e LSI-së do të jetë në lidhje direkte në dy emisione. Kryemadhi do të flas për emisionin ‘360gradë’ të Artur Zhejit ndërkohë, po mbrëmjen e sotme, do të ketë një lidhje direkte edhe në emsioni ‘Të paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi. Kanë qenë vetë stafet e këtyre emsioneve që kanë njoftuar ndërhyrjen e Kryemadhit në emisionet e tyre.

Të fundit