Flash News

KRYESORE

Pasi hoqi shqiponjën, Rama bën ironi edhe me ata që e kritikuan

Pasi hoqi shqiponjën, Rama bën ironi edhe me ata që e kritikuan

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon heqjes së shqiponjës e cila ishte vendosur në hyrje të Tiranës. Këtë herë, reagimi i tretë i Ramës për këtë çështje, kryeministri bën ironi me ata të cilët e kritikuan vendimin për largimin e shqiponjës.

Duke ju drejtuar kritikëve, Rama shkruan ndër të tjerash se shëmtia u vjen e tërë kënaqësia.

“Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia🤧”, shkruan Rama në Twitter.

 

Të fundit