Flash News

KRYESORE

Pasi i doli gjithë botës kundër për të, Kanye West kupton që është përdorur nga Trump

Kur më së paku e prisnim, reperi Kanye West ka dalë hapur kundër Donald Trump. Kanye ishte në qendër të kritikave , edhe nga fansat e tij, për përkrahjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës presidentit të SHBA-ve, ai që në fillim e shprehu hapur mbështetjen për Trump dhe kjo nuk i pëlqeu aspak fansave e as kolegëve të tij.

Por mesa duket sytë e reperit janë hapur dhe mendon se është përdorur nga Donald Trump. Nëpërmjet një statusi në Twitter Kanya ka njoftuar se ka hequr dorë nga lëvizja "Maga" dhe se po distancohet nga presidenti Trump.

“Tashmë sytë e mi janë hapur dhe kam kuptuar se jam përdorur të shpërndaj mesazhe politike për të cilat nuk jam dakord. Unë distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ”- ka shkruar reperi.

Të fundit