Flash News

KRYESORE

Pasi i sekuestruan makinat, Ronaldinhos i bastisin edhe shtëpinë

Pasi i sekuestruan makinat, Ronaldinhos i bastisin edhe shtëpinë

Pasi autoritetet shtetërore i sekuestruan 3 makina dhe i morën pasaportën, policia braziliane i ka bastisur edhe shtëpinë Ronaldinhos, ku i kanë marrë disa vepra arti.

E gjitha kjo vjen pasi, ish-futbollisti i detyrohet shtetit një gjobë prej 1.75 milionë sterlinash, pasi ka dëmtuar ambientin kur ka ndërtuar godinën e shoqatës së tij “Instituti Ronaldinho Gaucho” në Porto Alegre.

Masat e marra ndaj ikonës braziliane të futbollit erdhën pas kontrollit të bëre në llogaritë e tij bankare ku rezultoi se ai kishte vetëm 5 paund.

Punëtorët gjatë ndërtimit të ndërtesës prenë pemët, bënë gërmime në terren pa pasur lejen. Pasi autoritete reaguan, Ronaldino dhe firma përgjegjëse morën përsipër për të riparuar dëmet, por asnjëherë nuk e vunë në zbatim këtë zotim.

Të fundit