Flash News

KRYESORE

Pasi ironizoi parashikimet për tërmetin, Spiropali reflekton: I gjithë shteti është në këmbë

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë,  Elisa Spiropali ka vizituar një nga këto pika të vendosur pranë stadiumit Dinamo. Spiropali deklaroi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri dhe janë marrë të gjitha masat në një vizitë te pika e emergjencës së vendosur pranë stadiumit Dinamo.

“Këtu janë forcat e policisë që do të jenë gjatë gjithë natës dhe po ashtu mjekët vullnetarë. I gjithë shteti është në këmbë”, tha Spiropali duke theksuar se “kemi marrë masat për çdo eventualitet”.

“ Është ngritur dhe shtabi i emergjencave. Do jemi këtu dhe në pikat e tjera që do ngrihen. Ftoj qytetarët që nëse kanë shqetësime mund të vijnë në këto qendra dhe do shërbehen”, deklaroi Spiropali.

Megjithatë, rreth një muaj më parë, Spiropali ironizoi parashikimet e presidentit Ilir Meta për një tërmet që do të godiste vendin, duke cituar një meme në internet që thoshte se presidenti i kishte lënë pa gjumë.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shkruante ministrja në një postim në rrjetet sociale, të cilin e shoqëron edhe me disa figura duke qeshur me lot.

Të fundit