Shumë media e burime janë shprehur se Selena Gomez po e kalon shumë mirë dhe nuk e ndjen më mungesën e Justin Bieber, madje disa media të huaja kanë shkruar se ajo është më mirë pa të.
Mirëpo, menjëherë sa këngëtari kanadez, ish-i dashuri i Selena Gomez ka publikuar foto nga dasma me Hailey-n, duket se Selena është kundërpërgjigjur.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja shkruan: “Unë, gjatë gjithë kohës.”
Është një foto ku Selena është e mërzitur dhe fansat kanë komentuar duke bërë lidhjen se ajo është kështu për shkak të Justin Bieber. Ndërkohë nga ana e saj, këngëtarja nuk ka pasur asnjë lidhje serioze apo zyrtare pas ndarjes nga Justin Bieber.
Ehe pse fansat dëshironin t`i shihnin bashkë sërish dyshen e famshme, mesa duket çdo gjë ka marrë fund tashmë pasi Justin dhe Hailey janë martuar zyrtarish para një viti ku kulminoi me ceremoninë në muajin që lamë pas.
Discussion about this post