Flash News

KRYESORE

Pasi Ledri e quajti me probleme psikike, reagon Blunt

Në një deklaratë për “Jo vetëm Modë” reperi Ledri Vula reagoi  për herë të parë sa i përket sherrit me Blunt duke thënë se ly i fundit mund të jetë më probleme psikike dhe që nuk do të përfshihet por do të kujtoje gjithmonë mometet e bukura që kanë kaluar bashkë.

Dhe kjo e k bërë sërish Blunt-in të reagoje, në një video që ka hedhur në ‘InstaStory’, Blunt ka thënë se tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe Ledri bëri gabim që ju kthye kësaj teme.

“Ne e kemi thënë mendimin që kemi për secilin nga ju. Ti ke treguar respekt për ato që kemi bërë, por mos harro se ne jemi njishat. Ne do marrim në dorë hip-hopin. Nga ky moment nuk do merremi më me ju. Shihni punën tuaj. Ne do ju lajmë me hip-hop,” ka thënë Blunt.

Të fundit