Flash News

KRYESORE

Pasi mori premtimin nga Ami dhe Ermali, Rezart Veleshnja i kërkon vajzave martesë

Pasi mori premtimin nga Ami dhe Ermali, Rezart Veleshnja i kërkon vajzave
Në raste dasmash, gjithmonë të tjerët frymëzohen për të bërë një të tillë për vete. Kështu ka ndodhur dhe me Rezart Veleshnjën, të cilit dasma e Gaz Pajës e ka bërë të mendojë për të vetën. Mirëpo, si fillim ai u sigurua që të "përfitonte" dasmën falas dhe më pas të ftonte vajzat të bëheshin nuse e tij. Në një video të postuar në Instagram, Rezarti i drejtohet Ermalit: “Ermal Mamaqi do të bëjë një deklaratë. Nëse unë bëj dasmën Ermal çfarë do bësh ti?” E ndërsa Ermali i kthen përgjigjen: “Në momentin që Rezart Veleshnja bën dasmën e ka të gjithën falas.” “Ami , a je dakord?”, e pyet aktori moderatoren. “Jam shumë dakord për ty çdo gjë”, ja kthen Ami. “Kështu që ejani vajza martohuni me mua sa më shpejt se dasma është falas”, ka përfunduar Rezarti.

Të fundit