Flash News

KRYESORE

Pasi pranoi mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo promovon tezat e Edi Ramës

Teksa ka shprehur hapur se do ta pranojë mandatin e deputetit, Ligoraq Karamelo i PBDNJ-se, i cili do të përfaqësojë ‘opozitën e re’ në Parlament, nënvizon se zgjedhjet e 2017-s ishin legjitime.

“Zgjedhjet e 2017-s janë zgjedhje legjitime”, u shpreh ai me të njëjtën gjuhe që eshte artikuluar Rama ditët e fundit ne media, duke theksuar se legjitimitein e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë palët politike në Shqipëri, por ndërkombëtarët.

“Unë gjykoj, se këtu kemi një rreth vicioz. Pas 2 viteve, papritur shkrep një rrufe dhe themi se zgjedhjet nuk ishin të rregullta”, deklaron Karamelo, që mendon se “e mira do të ishte që opozita të fokosohej tek skandalet e dala së fundmi”.

Në fund, Karamalo i renditur i shtati në listën e Korçës, shtoi se do ‘opozita e re’ do të kërkojë miratimin e një reformë të re zgjedhore, që të ‘çlirojë’ votuesit shqiptarë.

Të fundit