Flash News

KRYESORE

Pasi pranon tradhtinë ndaj Beyonce, Jay-Z tregon se e ka mamanë lesbike

Pasi pranon tradhtinë ndaj Beyonce, Jay-Z tregon se e ka mamanë

Albumi më i ri i Jay Z mesa duket është i tëri një ditar për këngëtarin me famë botërore. Reperi tregoi në albumin 4:44 tradhtinë që ka bërë ndaj bashkëshortes së tij, Beyonce. Por nuk mbyllet me kaq. Jay Z ka treguar një të vërtetë tjetër për nënën e tij. Ai ka rrëfyer përmes këngës së tij “Smile”se nëna e tij është lesbike.

“Mami bëri katër fëmijë, por është lesbike. Aq gjatë u shtir saqë tani është mjeshtre teatri. Iu desh të fshihej në dollap, që të kurohej. Turpi nga shoqëria dhe dhembja nuk duroheshin. Qava nga gëzimi kur ti u dashurove. S’ka rëndësi për mua në ishte “ai” apo “ajo”,-shprehet Jay Z në këngë.

Në këtë këngë dedikuar asaj, merr pjesë edhe vetë nëna e Jay Z Gloria me një monolog prekës për të jetuarit e fshehur, duke mos mundur të tregojë prirjet e saj seksuale, nga frika e paragjykimit.

“Të jetosh e fshehur. E imagjinoni dot ç’do të thotë të bësh këtë jetë? Kur fshihesh, njerëzit të shikojnë si të lumtur, të lirë, sepse ti kërkon të të shikojnë kështu. Kur jeton dy jetë je e lumtur, por nuk je e lirë ti fshihesh nga frika se do të të lëndojnë familjen, apo dikë të dashur për ty”,-shprehet ajo.

Të fundit