Flash News

KRYESORE

Pasi refuzoi shpalljen e gjendjes së emergjencës në Shkodër, Rama i quan propagandë denoncimet e Partisë Demokratike

Pasi refuzoi shpalljen e gjendjes së emergjencës në Shkodër,

Deri tani kryeministri Edi Rama ka refuzuar të shpallë gjendjen e emergjencës sa i takon përmbytjeve në Shkodër me arsyetimin se nuk plotësohen kriteret e kërkuara nga ligji i emergjencave civile.

Gjatë ditës së premte, Rama vijoi me akuzat ndaj denoncimeve të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryebashkiakes së qytetit, Voltana Ademi.

“Përtej propagandës së kazanit digjital me foto të përmbytjeve të vitit 2010. Shteti në krye të detyrës”, ka theksuar Rama në një status në rrjetin social Facebook.

Nga ana tjetër, Bashkia e Shkodrës ka vijuar me publikimin e videove dhe fotove që tregojnë Njësitë Administrative të Anës së Malit, Dajçit, Bërdicës, Gurit të zi dhe Velipojës, të cilat janë nën pushtetin e ujit.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1429355760503620/

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1429325070506689/

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1429303560508840/

Të fundit