Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Pasi rifitoi mandatin, deputetja më tërheqëse në Kosovë largohet nga partia
Pak ditë pas rikonfirmimit zyrtarisht të një tjetër mandati në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, deputetja Duda Balje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e mbajtura në Partinë Demokratike të Boshnjakëve- koalicioni VAKAT.
Sipas deputetes, ky vendim është personal dhe moral, pasi sipas saj është çekuilibruar harmonia brenda partisë.
“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka thënë Balje.
Deputetja shton se ky vendim vjen pas sulmeve ndaj saj dhe prej një konkurrence sipas saj të panevojshme brenda partisë.