Flash News

KRYESORE

Pasi u gjobit për kilet e tepërta, Nice i rrit rrogën Balotellit

Pasi u gjobit për kilet e tepërta, Nice i rrit rrogën Balotellit

Pak ditë më parë, sulmuesi i Nice Mario Balotelli, u gjobit nga ekipi i tij pasi kishte shtuar në peshë nga 99.7 kg në 103 kg brenda disa ditëve.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, pak minuta pasi është gjobitur, futbollistit italian i është rritur rroga pas një vendimi të presidentit të klubit.

“Ne jemi të bindur se Mario do të zhvillojë një sezon fantastik me ne, pasi do ta vëmë në kushtet e nevojshme për të shprehur cilësitë e tij. Ne si klub nuk bëjmë dallime dhe nuk i trajtojmë lojtarët sipas dëshirës tonë. Ndaj dhe vendosëm ta gjobisim për kilet e tepërta, pasi nuk mund të vijë në këtë formë në stërvitje. Me qenë se Mario qëndroi me ne, vendosëm që t’i rrisim rrogën, pasi të gjesh një sulmues të këtij kalibri diku është e vështirë dhe kushton shumë”, tha presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere.

Të fundit