Flash News

OP-ED

Pasiguria

Pasiguria

nga Vladimir Gligorov

Nuk do të jetë njësoj. Kjo sigurisht nuk mund të jetë e saktë. Gjithçka ka për të qenë si më parë. Edhe kjo nuk është e besueshme. Do të jetë njësoj, vetëm më keq. Kjo është e mundur. Mund të jetë më mirë. Kjo nuk është e pamundur, por gjithsesi varet nga mënyra sesi do të sillemi tani. Pra, ndërsa po vazhdon epidemia.

Kushti bazë që gjithçka të jetë më keq sesa më parë, por edhe të jetë më mirë, është të kuptohet se çfarë sjell epidemia, çfarë duhet bërë dhe me çfarë qëllimi, duke patur parasysh natyrën e krizës.  Dhe qëllimi duhet të jetë si te çdo sëmundje, që gjërat të kthehen ku kanë qenë më parë, në këtë rast para shpërthimit të epidemisë. Për çdo individ kjo nuk është e mundur, sepse disa njerëz fatkeqësisht nuk do të jenë më, dhe te disa të tjerë kjo do të lërë gjurmë afatgjatë. Po për shoqërinë po. Nga numri i të sëmurëve dhe të vdekurve gjithsesi varet shërimi. Por shumë më tepër nga veprimet e njerëzve dhe jo vendimeve politike.

Epidemia sjell pasiguri, kur është e vështirë të ndash kuptimin nga moskuptimi. Në njërën anë kemi versione të ndryshme të teorisë së komplotit, në anën tjetër thuhet se bëhet fjalë për ndëshkim të merituar. Për shembull, Dushan Kovaçeviçi shkruan: „Mund të thuhet se ky është karton i verdhë që na ka dhënë planeti“. Kjo mund të thuhet për ndryshimet klimatike, në masën që ato janë pasojë e sjelljes së njerëzve. Por epidemitë dhe pandemitë janë, nëse duam të flasim kështu, shprehje e indiferencës së natyrës ndaj ekzistencës tonë.

Në realitet nuk ka asgjë veçanërisht të panjohur as të pasigurtë kur është fjala për përballjen me epideminë, këtë aktualen apo ndonjë tjetër. Dhe qëllimi, sëpaku kur bëhet fjalë për përballjen me epideminë, duhet të jetë shërimi i plotë. Sepse është fjala për një dukuri kalimtare, në pasojat e së cilës mund të ndikojmë, në mënyrë që dëmi të jetë mundësisht sa më i vogël, pastaj jeta duhet rinovuar aty ku ka qenë ndaluar, dhe jo ndryshuar, dhe akoma më shumë nuk duhet asgjësuar. Në mënyrë që të jetë më e mirë, është e qartë, por si ajo mund të bëhet më e mirë sesa ka qenë para së të shpërthente epidemia.

Në klimën e pasigurisë gjithçka mund të duket si shkak. Dhe të gjithë krahasimet informuese. Bëhet gabim kur pandemia krahasohet me luftën. Gjendja e jashtëzakonshme është vërtetë në të dyja rastet, por në luftë shoqërizimi rritet, ndërsa në epidemi zvogëlohet. Qëllimi i luftës është që të imponohet vullneti me forcë në vendosjen e një gjendje të re. Qëllimi i eleminimit të pandemisë është shërimi, pra që gjërat të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Ndryshim tjetër mes luftës dhe epidemisë është se lufta është vendim politik me karakter armiqësor, madje edhe atëherë kur imponohet; epidemia është dukuri natyrore. Në pasojat e së cilës megjithatë mund të ndikojmë. Këtu ka rëndësi të dallojmë shkakun e jashtëm nga ai i brendshmi. Virusi vërtetë është fatkeqësi natyrore. Megjithatë, transmetohet nga individi në individ, direkt ose indirekt. Në këtë shkakun e brendshëm mund të ndikojmë më ndryshimin e sjelljes. Sëpaku deri sa të gjejmë vaksinën, pra mënyrën direkte që të eleminojmë efektshmërinë e shkakut të jashtëm. Deri atëherë duhet të ulim efikasitetin e shkakut të brendshëm. Gjë që në këtë rastdo të thotë ulje e nivelit të shoqërizimit.

Për këtë nevojitet njëfarë etike e caktuar. Le të themi në kuptimin antik. Nevojitet virtyt në përzgjedhjen e sjelljes. Marrim si shembull një sjellje jo të moralshme. Kërkesa për të respektuar të drejtën për besimin fetar dhe ritualet që ai kërkon. Të kërkohet, si në kërkesën e kohëve të fundit të disa besimtarëve në Serbi, që të mos pengohen grumbullime të caktuara të besimtarëve për Pashkë. Pavarësisht nga pasojat që mund të kenë këto grumbullime për të tjerët, besimtarë ose ata që nuk janë të këtillë. Kjo mund të konsiderohet e turpshme nga pikëpamja e kuptimit antik të virtytit në sjellje. Në të cilin, sëpaku disa koncepteve, do të duhej të bazohej morali  besimtarëve. Pra, nëse besimtarët janë gabim, këtë duhet t’ua shpjegojë Kisha e tyre. Dhe t’i këshillojë që të mbajnë  parasysh të tjerët. Sepse derisa në epidemi shoqërizimi ulet, shkalla e etikës duhet të rritet.

Qëllimi që gjërat të kthehen në gjendjen e mëparshme kërkon që edhe të mos hiqet dorë nga metodat demokratike dhe të mos vihen në përdorim metoda revolucionare apo diktatoriale. Ligjet dhe urdhëresat janë të domosdoshme, sepse e koordinojnë sjelljen. Nëse qëllimi është i qartë, pra shërim i shoqërisë, ekonomisë, vendit, popullit, përzgjedhja e metodave akoma më shumë duhet të jetë meritokratike, gjë që nuk do të thotë se duhet të jenë të pavarura nga miratimi demokratik. Me një fjalë, demokracia nuk duhet konsideruar si shkak që të synohet drejt ndryshimeve politike afagjatë. Demokracia duhet të mundësojë edhe sjellje të përgjegjshme në kohën që zgjat epidmia, dhe jo vetëm pas ndalimit të saj. Po ashtu, sikurse vendimet politike para, gjatë kohëzgjatjes dhe pas epidemisë, varen nga pesha e pasojave të saj, përgjegjësia e marrësve të vendimeve është e domosdoshme. Siç është i paevitueshëm edhe ndryshimi i institucioneve shtetërore nëse ato, dhe kjo është tashmë e qartë, kanë ndikuar në pasojat negative të epidemisë.

Kur bie fjala për këto të fundit, mungesa e institucioneve të tilla siç janë mund të vlerësohet në krahasim  me ato me të cilat do të duhej të ekzistonin, nëse shteti do të mund të ishte i aftë për ta siguruar shoqërinë nga pasojat katastrofale në mënyrën e duhur, me shpenzimet më të ulëta të mundshme në dobi të individëve dhe bashkësisë. Kjo mund të kërkojë edhe ndryshim revolucionar, i cili duhet kryer me metoda demokratike, sepse mangësitë duhet të jenë të qarta dhe evidente për të gjithë.

Por kjo vjen pas shërimit, pra pas kthimit në gjendjen para shpërthimit të epidemisë. Të mos bëjë keq duhet të jetë motivi i sjelljes edhe i politikës. Nuk duhet të ketë kurrfarë pasigurie as rreth qëllimit dhe as mjeteve ose sjelljes. Zgjedhja racionale dhe morale, individuale apo kolektive, është e mundshme dhe e pranueshme. Ecuria gjithsesi nuk do të jetë si më parë, sepse disa njerëz nuk do të jetojnë dhe shërimi do të zgjasë, e me këtë edhe diskutimet shoqërore dhe gjithçka sjellin ata. Kësisoj, qëllimi i kthimit në gjendjen e mapërshme nuk do të realizohet, por është i dobishëm për të eleminuar pasigurinë e panevojshme.

Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza

 

Të fundit