Flash News

KRYESORE

Pasioni për fotografitë dobëson kujtesën tuaj

Pasioni për fotografitë dobëson kujtesën tuaj

Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë, por telefoni ose aparati juaj fotografik është bërë partner i kujtesës suaj.

Studimi i fundit tregon se kujtesa e një fotografi do të vuajë pavarësisht nëse e ruan fotografinë ose jo, edhe pse ju tashmë e konsideroni telefonin apo aparatin tuaj partner të kujtesës.

Sipas “Science Natyre”, nëse ju realizoni foto të një objekti, kjo gjë e bën më të vështirë ta kujtoni në mendjen tuaj atë objekt.

Njëra ndër arsyet e mundshme është se ju i kushtoni më pak vëmendje përjetimit si të tillë, kur e dini se mund të ruhet sigurt në kartën tuaj.

T’i bësh diçkaje fotografi, e dobëson kujtesën tuaj, pavarësisht nëse e mbani fotografinë të ruajtur apo jo.

Të fundit