Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Paskal Milo i përgjigjet drejtpërdrejt Petro Koçit: Mercenar, unë kam dinjitet dhe nuk jam si ti
Gjatë kohës që po bashkëbisedonte me studentët në “Këndin e Ekselencës” në News 24, kreu i PDS-së, Paskal Milo është njohur me thirrjen që sapo i kishte bërë kolegu i tij, Petro Koçi, për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.
Milo nuk ka pritur gjatë dhe i ka kthyer përgjigje Koçit, duke e quajtur atë mercenar të PS. Duke drejtuar gishtin nga ku po lexonte thirrjen e zv/ministrit të Mbrojtjes, Koçi, Milo theksoi se nuk është ai ata dhe ndaj nuk është thirrur në takim nga kryeministri Rama.
“E para kjo nuk është ngritur fare (koalicionet), ne as nuk jemi takuar dhe as nuk kemi diskutuar. Nuk është bërë fjalë fare për koalicione. Deklarata e Koçit është për të ardhur keq, unë nuk jam nga ata prandaj nuk më kanë thirrur. Faleminderit për thirrjen që më ke bërë sepse duket që ke marrë rolin e mercenarit politik, sepse PS po të kishte nevojë për mua do të më kishte thirrur dhe jo nëpërmjet personave të tretë. Nuk e pres thirrjen nga zoti Koçi sepse ai nuk është regjistruar si parti. Nuk e kuptoj pse bëhet zëdhënës i PS, pasi PS e di rrugën si mund të më kërkojë mua, e ka numrin tij. PS nuk e bën mirë që përdor mikun tim për të më ftuar mua. Unë nuk refuzoj asnjë ftesë për tu ulur dhe për të biseduar”, u përgjigj ish-ministri i Jashtëm.
Milo tha se refuzon të bëhet shërbëtor i dikujt që kërkon vetëm pushtet, ndërsa e akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka bërë asgjë për të merituar mbështetjen e elektoratit.
“Ne kemi dinjitetin tonë dhe nuk mund të kthehemi në shërbëtorë të dikujt që kërkon pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë për të merituar mbështetjen tonë dhe të elektoratit”, tha Milo.
Ai theksoi se do të mbledhë shtabin e PDS në Tiranë për të kërkuar nisjen e fushatës dhe nxjerrjen e të paktën një deputeti në këtë qark, listën e të cilit e kryeson vetë.
Sa i përket marrëveshjes PS-PD, Milo përshëndeti faktin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje, por tha se ajo ka edhe një pjesë e errët e të dyshimtë. Në substancë, Milo e konsideroi si marrëveshje të Ramës me Berishën, ndërsa theksoi se Basha e ka rritur lidershipin e tij në parti por fjalën e fundit vazhdon ta thotë ish-kryetari.
“U bë mirë që u bë marrëveshja sepse solli në proces opozitën sepse përndryshe zgjedhjet mund të ishin një farsë. Marrëveshja ka edhe një pjesë të dytë që është e errët dhe ka shumë dyshime. Në substancë është një marrëveshje Rama-Berisha, jo se Basha nuk e ka rritur lidershipin e tij, por është fakt se është ende Berisha ai që thotë fjalën e fundit”, tha Milo.