Flash News

KRYESORE

Paskal Milo: Partia Socialiste është në krizë identiteti dhe ka devijuar nga programi fillestar

Paskal Milo: Partia Socialiste është në krizë identiteti dhe

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo thotë se Partia Socialiste në Shqipëri ka shkuar shkumë larg për të qenë një parti e majtë klasike. Në një intervistë për gazetën ‘Dita’, Milo thekson se kjo parti ka devijuar nga programi fillestar dhe tashmë është një përzierje pikëpamjesh.

“Unë mendoj se kjo qeveri që përfaqëson një parti të së majtës shqiptare, madje trashëgimtaren e Partisë së Punës ka shkuar shumë larg për të qenë një parti e majtë klasike në kuptimin e fjalës. Ka një devijim nga vetë programi fillestar i saj, i cili tashmë është një melanzh, (përzierje) po përdor këtë termin e huaj, pikëpamjesh të cilat janë rrjedhojë e adoptimit të politikave aktuale të saj në terrenin shqiptar për politikën e ditës me disa teza të huazuara të socialdemokracisë evropiane, të cilat jo gjithnjë edhe ato i ka provuar koha se kanë qenë të saktë. Vetë socialdemokracia evropiane sot mund të them se është në krizë”, thotë Milo.

E njëjta krizë identiteti, sipas Paskal Milos, reflektohet edhe në Partinë Sociale, e cila po largohet nga pozitat tradicionale.

“Në një krizë identiteti i cili reflekton edhe një krizë identitare të vetë Partisë Socialiste në Shqipëri. sepse socialdemokracia evropiane është rrudhur, nga të qenurit forca e parë qeverisëse në Europë. Në favor të partive politike të së djathtës dhe për fat të keq po shkohet në drejtim të së djathtës ekstreme në mjaft vende evropiane. Partia Socialiste është duke u ripërshtatur koniunkturave politike të brendshme më tepër dhe padyshim vetë përpjekjeve që bën socialdemokracia evropiane për t’u larguar nga pozitat tradicionale të politikave thellësisht sociale, dhe për t’u postuar drejt qendrës së gravitetit social, për të mos thënë për të krijuar rrethin e vet të mbështetësve të qarqeve të pasura elektorale”, dekaron ish-ministri.

Edhe qëndrimin e mbajtur nga PS për figura politike dhe historike të Luftës së Dytë Botërore, Paskal Milo e konsideron ripërshtatje për shkak të situatës aktuale dhe jo ndryshim në qëndrim.

Të fundit