Flash News

KRYESORE

Paskal Milo: PS jo më shumë se 60 vende në Parlament, rritje të lehtë do të ketë PD dhe LSI

Paskal Milo: PS jo më shumë se 60 vende në Parlament, rritje

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka thënë  se PS në këto zgjedhje do jetë forca e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament.

Nga ana tjetër ai shtoi se parashikon rritje të lehtë të PD dhe të LSI. Sa i përket Partisë Demokracia Sociale Milo tha se ka si objektiv që në Parlamentin e ardhshëm të ketë 2 deri në 3 deputetë.

Fjala e plotë:

“PS do jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament, parashikoj rritje të lehtë të PD dhe të LSI. Do ketë patjetër koalicion post zgjedhor. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicion PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë ta gëlltisë këtë”, tha ai.   

Kreu i PDS gjithashtu tha se pavarësisht komponentit provokativ që kanë emrat e ministrave të PD, Rama e ka gëlltitur pasi opozita doli nga çadra.  

“Emrat e PD patjetër e kanë komponentin provokativ nga PD, si në rastin e Demiraj që u shkarkua nga Kodheli. Rama e ka gëlltitur këtë emër apo ndonjë tjetër për të mos dhënë shkas të prishet ajo që u arrit.   Këta emra ishin dekor për të nxjerrë PD nga çadra ndaj Rama nuk është shqetësuar se çfarë përmbajnë këto emra dhe çfarë historie të së kaluarës kanë”, tha Milo. 

Milo tha se ka si objektiv që në Parlamentin e ardhshëm të ketë 2 deri në 3 deputetë. Ndërsa vendimin e Ramës që të majtët të shkojnë në zgjedhje jashtë koalicioneve Milo e cilësoi taktikë të gabuar.   

“Objektivi ynë është që të kemi 2 deri në 3 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Unë jam në qarkun e Tiranë ku kryesoj listën e Partisë Demokracia Sociale. Rama është përgjegjës i plotë për mosrespektimin e marrëveshjeve me partinë tonë. Rama ka gabuar taktike me ne të majtët që po shkojmë në zgjedhje veç e veç ndërsa e djathta ka mundësi të shkojë”, tha Milo per Report.TV

 

Të fundit