Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Paskal Milo: Refuzova kërkesën e Ramës për të shkrirë partinë; qeveria do formohet nga koalicionet
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka folur për fushatën zgjedhore si dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me LSI. Milo tha se partive të vogla iu imponuan rregullat nga dy partitë e mëdha PS dhe PD, ndërsa partia që ai drejton nuk pranoi kërkesën e PS për t’u shkrirë.
Milo tha se bashkëpunimi me LSI është i vlefshëm për PDS pasi garantohen vota.
“Fakti kryesor ishte se dy partitë kryesore kërkonin të realizonin një projekt të vitin 2008. Na u imponuan rregullat nga partitë e mëdha, veçanërisht nga PS. Nuk mund të pranonim kërkesën e PS për t’u shkrirë si parti. Nëse ne bëmë marrëveshje me LSI, u detyruam ta bëjmë për të pasur një vlerë bashkëpunuese e cila është e vlefshme për PDS dhe për të mos qenë vetëm formalisht në fushatë. LSI ka numërues dhe na garanton ne paprekshmërinë e votës” tha Paskal Milo.
Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kreu i PDS u shpreh se asnjë parti nuk do marrë shumicën, por do ketë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.
“Nuk do ketë parti politike që të marrë shumicën, por do ketë koalicione. Se çfarë formule dhe çfarë koalicionesh, kjo mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Rëndësi ka që të kemi një palë zgjedhje sa më të mira se kjo i shërben shqiptarëve. E sigurtë është se pas zgjedhjeve do të kemi një qeveri koalicioni”, tha Milo.