Flash News

KRYESORE

Pasojat e sulmit terrorist në Manchester, Ariana Grande tregon për sëmundjen e rëndë

Sulmi terrorist në Manchester të Anglisë në koncertin e Ariana Grandes, ka lënë pasoja në shëndetin e këngëtares. Si pasojë e këtij sulmi humbën jetën 22 fansa të Arianës të cilët po e ndiqnin në koncert.

Mesa duket kjo ka lënë pasoja të rënda në shëndetin mendor të këngëtares e cila ka treguar për fansat se ajo vuan nga një sëmundje e rëndë e trurit.

Bëhet fjalë për PTSD (Post Traumatic Stress Disorder) dhe kjo e shkaktuar prej kësaj ngjarje. Ajo ka ndarë foton në Instagram dhe ka shkruar se kjo nuk është një shaka.

Kujtojmë se Ariana vetëm disa muaj më parë ka humbur dhe ish-të dashurin e saj, reperin Mac Miller, humbje e cila ndikoi po ashtu te Grande. Miller ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj në 2017-ën kur sulmi terrorist ndodhi në koncertin e këngëtares.

Të fundit