Flash News

KRYESORE

Pasojat ekonomike të pandemisë, Guvernatori i BSH: Situata më e vështirë në dy dekadat e fundit

Pasojat ekonomike të pandemisë, Guvernatori i BSH: Situata më e

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se për shkak të situatës prej pandemisë gjendja ekonomike e vendit po përjeton vështirësinë më të madhe në dy dekadatat e fundit.

Deklarata erdhi gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar në vend dhe Unionin e Dhomave të Tregtisë.

Sejko shtoi se nuk duhet pritur që e gjithë pesha e pasojave të kësaj krize t’i ngarkohet sistemit banker.

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rënie të fortë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, në përmasa të cilat nuk i kemi përjetuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo do të shoqërohet me rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave dhe vështirësi financiare për bizneset e familjet. Biznesi shqiptar duhet të tregohet transparent dhe luajal me sektorin bankar. Ky sektor duhet të ofrojë ndihmën e tij në përballimin e krizës, por ai nuk mund ta përballojë i vetëm faturën financiare të saj”, tha Sejko.

Bizneset nga ana e tyre u shprehën  se kanë patur përgjysmim të të ardhurave dhe rënie të shitjeve me 70%, ndërsa deri më sot janë mbi 60 mijë persona që janë pushuar nga puna.

Të fundit