Flash News

KRYESORE

Pasojat nga coronavirus, Macron kritikon transparencën e Kinës: Ka shumë gjëra që nuk i dimë

Pasojat nga coronavirus, Macron kritikon transparencën e Kinës: Ka

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar transparencën e Kinës në lidhje me rastet e prekura dhe ato fatale nga coronavirusi.

Duke folur në një intervistë në ‘Financial Times’, Macron tha se Kina nuk ka publikuar të gjitha faktet në lidhje me virusin.

“Ka qartësisht shumë gjëra që kanë ndodhur dhe që ne nuk i dimë," tha Macron nga Pallati Elysée.

Në intervistë, Macron tha se Kina është një fuqi e madhe me të cilën Franca bashkëpunon me shumë. Presidenti shtoi se menaxhimi i krizave në Kinë nuk mund të krahasohet me Evropën.

"Ju nuk mund ta krahasoni situatën e Francës, Gjermanisë, Italisë me atë të Kinës ose Rusisë, është e qartë. Përcjellja e informacionit nuk është e njëjtë”, tha Macron.

https://politiko.al/zyrtaret-e-wuhan-korrigjojne-numrin-e-viktimave-nga-coronavirus-shtojne-1290-raste-te-reja/

Të fundit