Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Pasojat nga tërmeti, zyrtari i PD në Durrës nxjerr fotot: Këtu është të ulërasësh me të madhe!
Tërmeti ka shkaktuar jo vetëm dëme të shumta materiale, por edhe panik, kryesisht te banorët e Durrësit dhe Tiranës.
Qyteti bregdetar është prekur më shumë, për shkak se ishte më afër epiqendrës, e lokalizuar 6 km nga deti Adriatik.
Ndonëse në media, flitet vazhdimisht për masa nga qeveria dhe pushteti vendor, një tjetër realitet përshkruan zyrtari i PD në Durrës.
Petro Vokopola, shefi i departamentit të pushtetit vendor në PD e Durrësit, ironizon publikimet me foto të kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e cila tregon ‘shembullin e mirë të solidaritetit dhe qetësisë’.
“Po behen 24 ore nga tërmeti i pare dhe askush nga Qeveria nuk ka ardhur sa per sy e faqe per te pare situaten nga afer, pervec Presidentit te Republikes. Emergjencat Civile jane kanë mbathur, ku nuk shihen ne asnje vend! Kryetarja e Bashkise, jeton ne nje bote paralele, ku akoma nuk e ka te sakte demet e krijuara, sot organizon "diten pa makina". Oooooooooo, ketu eshte te ulurasesh me te madhe!!”, shkruan Vokopola në rrjetet sociale.