Flash News

KRYESORE

I pastrehu shpërthen në lot pas transformimit që i bën një sallon bukurie

Një njeri i pastrehë ka shpërthyer në lot  kur pa veten sesi një salon bukurie e kishte transformuar .

Jose Antonio ishte një i pastrehë i cili siguronte bukën e gojës nga puna si ndihmës  i palicensuar parkimi .

Ai u transformua në një sallon bukurie, nga një person me flokë gri të çrregullt dhe një mjekër të gjatë dhe të pisët e cila ishte si rezultat i fatkeqësive të 25 viteve në rrugë dhe doli si një model elegant.

Ndryshimi ishte aq i madh, sa  një pronar lokali i cili i dhënë  atij një birrë në një tarracë në sheshin në Majorca, ku ai kalonte ditët e tij duke ndihmuar shoferët e makinave të gjejnë hapësira dhe duke u kujdesur për automjetet e tyre, nuk besonte se ishte ai.

55-vjeçari  i pastrehë   është admiruar edhe nga disa femra që e shikonin në rrugë  me rroba kaq elegante .

Ai është një ish elektricist, i cili pas një aksidenti në jetë përfundoi pastrehë.  Ai është shtangur kur ka parë veten të transformuar në pasqyrë nga një i pastrehë biond në  brun duke u shprehur: ky nuk jam unë.

Videoja është xhiruar në qytetin e Majorka  të Spanjës  në korrik 2015, por është publikuar vetëm  këto  ditët e fundit, pas lirimit të tij për herë të parë.

Të fundit