Flash News

KRYESORE

Pasuesi i Wenger tek Arsenali, një ish-lojtar i tij

Pasuesi i Wenger tek Arsenali, një ish-lojtar i tij

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Arsene Wenger, pas shumë vitesh, nuk do të ketë më në stolin e Arsenal. Ish-trajneri i njohur njoftoi largimin pak ditë më parë dhe menjëherë drejtuesit e skuadrës nisën nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

Sipas asaj që raporton ‘Goal.com’, ish-lojtari Mikel Arteta, i është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i ri i topcinjve. Arteta ka arritur akordin dhe shumë shpejt pritet të firmosë kontratën.

36-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Arsenalit, në kohën që drejtohej nga Wenger. Ndërkohë aktualisht Arteta është në rolin e ndihmës trajnerit tek Manchester City.

Të fundit