Flash News

KRYESORE

Pasuria dhe integriteti, kush është prokurorja e parë që kalon sot në ‘sitën’ e Vettingut

Pas tre gjyqtarëve, ku dy prej tyre nuk arritën të kalojnë ‘sitën’ e vettingut,  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvendoset në radhët e prokurorëve.

Kështu, ditën e sotme KPK-ja do të kalojë në “sitën” e rivlerësimit prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Mësohet se trupa gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Më herët KPK vendosi të largojë nga sistemi, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva dhe të konfirmojë vijim në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha.

Të fundit