Flash News

KRYESORE

Pasuria e Habilajve u sekuestrua me firmën e prokurorit Hajdarmataj, Arta Marku e transferoi në Pogradec

Pasuria e Habilajve u sekuestrua me firmën e prokurorit Hajdarmataj, Arta

Ditën e sotme, prokuroria njoftoi sekuestrimin e pasurive të vëllezërve Habilaj, ku përfshiheshin apartamente, makina si dhe sipërfaqe trualli.

Sekuestrimi i pasurisë u bë në bazë të ligjit antimafia.

Mësohet se sekuestrimi i pasurisë së vëllezërve Habilaj është bërë me firmën e prokurorit Besim Hajdarmataj një ditë më parë.

Ndërkohë, dje me firmën e kryeprokurores Arta Marku, prokurori Besim Hajdarmataj u transferua nga prokuroria e Krimeve të Rënda në prokurorinë e Pogradecit.

Hajdarmataj është një nga prokurorët e dosjes Tahiri ku bëjë pjesë edhe vëllezërit Habilajt.

Të fundit