Flash News

KRYESORE

Patentat e Tahirit, ironia e deputetit demokrat: Kur “dreqi” është nisur të të marrë...

Patentat e Tahirit, ironia e deputetit demokrat: Kur “dreqi”

Deputeti i parisë demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me arrestimin e Sotit, në makinën e të cilit u gjetën dy patentat e Saimir Tahirit.

Paloka ka ironizuar lajmin duke thënë se Tahirit makinën ja kanë mbajtur Habilaj ndërsa patentat ky me 800-she.

Statusi i plotë:

Kur “dreqi” eshte nisur te te marre...

Patentat e Tahirit qe jane dokumenta personale i mbante shoferi i Tahirit i cili i “paskesh harruar” tek ky qe levizte me 800 mije euro cash ne makine.

Makinen ja mbanin Habilajt, patentat ky me 800 -she .

POR vini re, detajet e fundit nga ngjarja; nje nga patentat eshte per MJETE LUNDRUESE.

Tahiri ka mohuar disa here te jete pronar skafi. fakt qe e ka denoncuar Sali Berisha dhe PD. Akuza eshte se edhe me skafin ashtu si me makinen e Tahirit , Habilajt kane trafikuar droge.

Eshte e qarte qe patentat e Tahirit , jane ne makinen e kapur sepse nuk duhej te ishin ne shtepine e Tahirit kur te kontrollonte prokuroria.

Cako dhe Xhafaj fshehin ngjarjen kurse Rama kerkon prova dhe fakte...

Kur “dreqi” eshte nisur te te marre , nuk ke ku futesh. Dhe nuk e kam per Tahirin

E kam me ty POLIKARI

Të fundit