Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Patentat e Tahirit në makinën e Orest Sotës, thirret sërish në Prokurori shoferi i ish-ministrit
Thirret për të dëshmuar sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gentian Caka po merret në pyetje lidhur me dy patentat për mjete lundrimi të Tahirit dhe bashkëshortes së tij, të gjetura në makinën e biznesmentit nga Elbasani, Orest Sota, bashkë me një shumë prej 863 mijë eurosh cash.
Caka u mor në pyetje edhe pak ditë më parë, ku mësohet se shoferi i ish ministrit i ka qëndruar thënieve të mëparshme të se patentat i kishte harruar ai në makinën e 25 vjeçarit me të cilin kishte miqësi.
Kjo lëvizje vjen disa ditë pas dorëheqjes së Tahirit si deputet dhe për arrestimin e tij Prokuroria duhet të disponojë një provë të re.