Flash News

KRYESORE

Pati probleme shëndetësore, këngëtarja i rikthehet koncerteve

Pati probleme shëndetësore, këngëtarja i rikthehet

Këngëtarja Demi Lovato, e cila pati probleme shëndetësore i është rikthyer koncerteve.

Këngëtarja 25-vjeçare e hitit “Sorry Not Sorry” performoi të enjen mbrëma në Glasgoë të Skocisë.

Në fillim të javës Demi ishte e detyruar ta anulonte koncertin e saj në Londër për shkak të kordeve të fryra.

Këngëtarja momentalisht është në mes të turneut të saj evropian “Tell Me You Love Me”. Për në fund të vitit e ka planifikuar të bëjë më shumë ndalesa në Amerikën veriore, duke vazhduar më pas edhe në Amerikën latine.

“Kur zëri të është rikthyer dhe je gati ta tregosh veten në Glasgoë”, shkruan Demi në Instagram.

 

 

Të fundit