Flash News

KRYESORE

Patozi fton partitë e reja: Të bashkohemi në një front të përbashkët, kauza jonë është “ndryshimi dhe jo rrotacioni”

Patozi fton partitë e reja: Të bashkohemi në një front

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se Presidenti i Repëublikës Ilir Meta ftoi vetëm shokët e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për t'u konsultuar për datën e zgjedhjeve.

Patozi u shpreh se Bindja Demokrati do të jetë garuese në zgjedhjet parlamentare te 25 prillit 2021.

"Iliri nuk na ka ftuar se nuk na pëlqen nuk na ka shokë, miq, ai ka dëshirë që të mos merremi me politikë fare. Ai e ka kthyer presidencën në kioskë private që të ftojë vetëm shokët e së shoqes, por kjo është një gjë që nuk na intereson. Aty ishin parti që në dy zgjedhjet e fundit nuk kanë garuar. Të gjithë aleatët e Bashës nuk kanë garuar dhe më herët kanë qenë në strehën e PD-së. Në 25 prill do të shkojmë në zgjedhje. Njerëzit duhet ta dinë që data e zgjedhjeve nuk ka asnjë vlerë. Ai bëri sikur u lodh sikur i pyeti të gjithë e gjeti një gjë të mesme gjasme konsensus. Vlerë ka klima, rregullat e lojës e atmosfera. Ai bëri kërkesë dhe i dha rëndësi një gjëje të parëndësishme. Shokët e Monikës le t'i thirri prapë. Ne do të jemi në garë e nuk na ndalon dot", tha Patozi në "Report tv".

Patozi shtoi më tej se tre partitë kryesore nuk meritojnë të votohen, pasi kanë bërë dy marrëveshjet më të këqija në politikë.

"Dy marrëveshjet më të shpifura që kanë qenë në politikë kanë qenë marrëveshja e 17 majit 2017 Bashës me Ramën dhe 1 prillit 2013 e Metës me Ramën, edhe sikur këto parti, tre partitë kryesore t’i kishin ndryshuar udhëheqësit, prap se prap aq të rënda i kanë bërë gjëmat saqë nuk meritonin që të votohen, imagjino që janë të njëjtën parti dhe të njëjtët kryetarë." tha ai.

Koordinatori i Bindjes Demokrati iu bëri ftesë forcave të reja politike që po krijohen të bashkohen në një front të përbashkët, duke theksuar se kauza e tyre është ndryshimi, ndryshe nga dy partitë kryesore opozitare që kanë kauzë rrotacionin.

"Këto forca politike mundësisht të krijojnë një front të përbashkët, ky është mendimi im personal dhe ftesë për secilin, e mira jonë e përbashkët është që ne të krijojmë një front dhe kauza është shumë e bukur “ndryshimi dhe jo rrotacioni”. Basha dhe Kryemadhi duan rrotacionin, ne nuk duam rrotacionin por ndryshimin." tha Patozi.

Të fundit