Flash News

KRYESORE

Patozi hedh dyshime për një marrëveshje Meta – Rama

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi dyshon se presidenti Meta po flirton me mazhorancën. Në emisionin “Open”, Patozoi iu referua sjelljes miqësore dhe falënderuese të deputetëve të PS ndaj kreut të shtetit.

“Mënyra se si u sollën sot, dukej sikush ishin ne pragun e një detante te re dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Unë them qe kjo klase politike, ku përfshihem edhe unë, duhet te lexoje edhe nevojën qe ka kjo shoqëri për të larguar këtë  klasë politike e kalbur. Shqiperia ka nevoje per nje kontrate te re sociale”, sqaroi Patozi.

Qëndrimi i Patozit u kundërshtua nga historiani Paskal Milo, qe nuk beson se ka një marrëveshje mes tyre, por që nuk e përjashtoi një të tillë në të ardhmen, si rezultat i nevojës për të zgjidhur krizën politike.

Të fundit