Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Patozi hedh poshtë zërat për krijimin e një lëvizje e re brenda PD-së
Në një status në “Facebook”, Patozi ka reaguar për herë të parë për takimin e sotëm me pjesën tjetër të kritikëve të Bashës që u lanë jashtë listave të PDsë. Ai tha se ishte thjesht një takim mes anëtarësh të PDsë.
Statusi i plotë:
U bënë ca ditë që kafja nuk na kushton më 100 lekë, por ndoshta 100 fish më tepër, me këdo që ta pimë. Këtë po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.
Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq. Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.
Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj.
Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume. Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.