Patozi ironizon dakordësinë e arritur sot për Reformën Elektorale: Lajm i mirë që zgjedhjet nuk do bëhen në verë, se kush duronte vapën

Ish deputeti Astrit Patozi ka ironizuar dakortësinë e sotme mes aktorëve politikë në tryezën për Reformën Zgjedhore.

Kreu i Bindjes Demokratike shkruan me ironi se është lajm i mirë fakti që zgjedhjet nuk do bëhen më në verë.

Postimi i plotë

LAJME TË MIRA SOT…

Lajme shumë të mira sot. Paska ecur goxha përpara reforma.
Zgjedhjet nuk do t’u bëkan më në verë, se është gjithë ajo vapë dhe nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia.
Në vjeshtë, po që është tamam, se me këtë rast i shtyjmë edhe nja tre muaj të tjerë votimet, nga inati i Edi Ramës.