Flash News

KRYESORE

Patozi këshillon Ramën dhe i përmend Bushatin: Ç’duhet të bësh kur të të fishkëllejnë ‘bilbilat’ si ata të djeshmit

Patozi këshillon Ramën dhe i përmend Bushatin:

Kryeministri Rama ditën e djeshme u fishkëllye nga disa të rinj gjatë një takimi në “Pallatin e Sportit”. Por pas ironive të Ramës ka reaguar dhe ish-deputeti demokrat Astrit Patozi. Ai i drejtohet kryeministrit duke i dhënë dhe një këshillë.

“Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Reagimi i plotë:

MOS I TREGO BILBILIT PYLLIN

I dashur timonier,

Kërkoj ndjesë që e mora vesh me vonesë lajmin për fishkëllimat e djeshme në Pallatin e Sportit. Më falet, gjithësesi, dhe jam i justifikuar në një farë mënyre, se kam qenë i zënë me festimet e Ditës së Rinisë.

Por tani, që e pashë, një këshillë po ta jap. Kur të fillojë ajo lloj muzike, mos u mundo kot t'u tregosh bilbilave ku janë pemët, por përpiqu të gjesh një shteg për të dalë vetë nga pylli.

Se i bie se ka nisur që për ty të këndohet ajo kënga, që kishte interpretuar mbrëmë jo keq Ditmir Bushati "Pranvera filloi me ardhë, dhe bylbyli nis me knu..."

Të fundit