Flash News

KRYESORE

Patozi kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

Patozi kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale

Kryetari i Partisë Bindja Demoktatike, Astrit Patozi është kundër shtyes së zgjedhjeve lokale te 30 qershorit, edhe pse opozita ka vendosur t’i bojkotojë. Në emisionin ‘Repolitix’, duke iu referuar paralajmërimeve të opozitës, thotë se nuk mund të shkohet në përplasje civile për karriget e dy-tre personave.

"Unë besoj se këto 30 vjet kanë qenë të mjaftueshme që të mos shkojmë drejt një përplasje civile për karriget e dy -tre personave. Prandaj mendoj se do kapërcehet. Ne kemi hyrë për të fituar kudo ku marrim pjesë. Përndryshe nuk do kandidonim, ne mendojmë se Rilindja është në ditë të hallit. Aty ku ne kemi nxjerrë kandidat, mendoj se njerëzit do i përdorin kandidatët tanë si një moment shfryrjeje", deklaron Patozi.

Ish-nën/kryetari i PD shton se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm nëse bien dakord të gjitha palët politike. "Zgjedhjet shtyhen kur duan të gjitha palët. Presidenti nuk mund t'i shtyjë zgjedhjet vetëm se do njëra palë. Ne jemi të përgatitur të futemi në zgjedhje dhe do futemi në këtë proces kurdo që të mbahen ato. Ne kemi dashur që në këtë proces të jenë të gjithë aktorët", nënvizoi Patozi.

Të fundit