Flash News

KRYESORE

Patozi: Macron dëmtoi Shqipërinë dhe i bëri nder Ramës

Patozi: Macron dëmtoi Shqipërinë dhe i bëri nder Ramës

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi del kundër atyre personave që si tifozë po mallkojnë presidentin e Francës Emmanuel Macron duke e sharë edhe nga gruaja, ndërkohë që duhet t’i ishin atij shumë mirënjohës.

“Me këmbënguljen e vet për të mos hapur rrugë, presidenti francez i ka bërë tërthorazi një nder qeverisë, por ka dëmtuar qartazi Shqipërinë. Sepse ka bërë të kalojnë në plan të dytë kushtet gjermane të vendosura nga Bundestagu, që e veçonin Tiranën nga Shkupi, në raportet e tyre me Brukselin.

Ndërsa Gjermania, në fakt, ka bërë të kundërtën. Sepse ajo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, por i ka dhënë një dorë Shqipërisë, që ajo të mos ndëshkohej prej qeverisë së saj në rrugëtimin e vet drejt Evropës. Në rast se propozimi i zonjës Merkel do të pranohej nga Franca, do të kishte qenë më e lehtë për të dalluar njollat e errëta të qeverisjen problematike të Edi Ramës, në kontrast të fortë me atë të Maqedonisë së Veriut.”, shkroi Patozi në profilin tij në Facebook.

Patozi mendon se Shqipëria nuk i meriton negociatat.

“Ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit. A thua se e ka ndritur më përpara dhe kur dihet nga të gjithë se njësoj do të ngelte.”

Të fundit