Flash News

KRYESORE

Patozi: Nëse Lu-ja e ka seriozisht për peshqit...

Patozi: Nëse Lu-ja e ka seriozisht për peshqit...

“Nuk trembet peshkaqeni me muzikë klasike, Ambasador!”.

Me këtë titull e niste komentin e tij në Facebook ish-deputeti Astrit Patozi, pas deklaratave të sotme të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili paraljamëroi arrestimin e “peshqve të mëdhenj” në fillimin e 2018-s.

Ky vend ka nevojë për një sens realizmi, që mungon dëshpërimisht, prej shumë kohësh, jo rastësisht dhe as për arsye fati, por nga nevoja e peshkaqenëve vendas për të mos patur kurrë sezon gjuetie ndaj tyre. Dhe ia kanë dalë mrekullisht deri tani. Është një meritë që u duhet njohur” – shkruan Patozi, i cili më tej e këshillon Lu-në që nëse e ka seriozisht, të veprojë në vend që të deklarojë.

“...të mos kemi kot iluzione se mund t'i trembim ata, duke tundur grepat në breg dhe duke luajtur muzikë klasike, në rast se nuk duam edhe ne të që të bëhemi pjesë e një shakaje të hidhur me problemin më të rëndë që ka ky vend prej shumë vitesh. Nëse e kemi seriozisht, nuk ka nevojë ta themi patjetër përpara, mjafton që ata të kapen”, - thekson politikani.

Të fundit