Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Patozi nuk sheh një pakt të dytë Rama – Basha. “Zgjedhjet e parakohshme, të mundshme”
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është kundër një pakti të dytë Rama – Basha dhe as që e mendon se ai do të ndodhë. Në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, ish-deputeti i PD-së, është i mendimit se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë jemi pranë “fundit të botës”.
“Unë them që nuk mund të ketë një pakt te ri sepse ai do të ishte fundi i botës, në rast se do bëhej. Do ishte një lloj dejavu-je e cila mund ti përkeqësojë gjërat. Patëm një pakt para dy vjetësh dhe kur Edi Rama pyetet thotë se e bëri që ti jepte një zgjidhje vendit dhe të mos e linte vendin në krize, por çfarë ndodhi, kriza nuk u zgjidh por u thellua. Ndaj them unë që janë të dy përgjegjës, udhëheqësit kryesore. Nëqoftëse do të ishim në një vend normal, të dy mund të kishin dhënë dorëheqjen, njëri se si ndodhi aksidenti pasi nuk arriti dot ta bindte tjetrin që te hynte dhe të kishte zgjedhje normale, kurse tjetri sepse e la partinë e tij të papërfaqësuar.
Në rast se të dy palët do të thërrasin fitore, ky vend nuk do të ketë qetësi. Por unë këtë prishje qetësie e shoh në rolin opozitar pasi jam pjesë e opozitës, mua më dhimbset opozita dhe nuk më dhimbset aq shumë pushteti, sepse e di që pushteti në të gjitha rastet është më i relaksuar në rast se kriza zgjatet. Pra ne e kemi nevojë të ngutshme që ta çojmë Edi Ramën sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme”, deklaron Patozi.
Pyetur nëse do të kemi një vjeshtë politike të nxehtë apo të qetë, Patozi mendon se e gjitha kjo varet nga reflektimi i opozitës. Sipas tij, nëse reflektimi do të mungojë në kampin e djathtë, bateritë e PD do të vijnë në rënie pasi në shtator militantët e PD nuk do të jenë të lumtur për faktin se nuk e kanë më vendin e punës.