Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Patozi: Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit
Data 21 janar koinçidon me tre data të shënuara për Shqipërinë dhe Kosovën. E para me Kongresin e Lushnjes 100 vite më parë, e dyta me vdekjen e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova më 2006 dhe e treta me vrasjen e 4 protestuesve në një demonstratë më 2011 para kryeministrisë në Tiranë.
Astrit Patozi, kreu i Bindjes Demokratike, përmes një statusi në Facebook reagon për mënyrën se si kujtohet kjo datë.
Duke e quajtur një ndarje preferencash, për t’ia përplasur kundërshtarit historinë në fytyrë dhe për të pasur parasysh armikun e sotëm, Patozi thotë se kjo na turpëron si shqiptarë.
Më tej shton se çdokush nuk do të gjykohet për ata që ka përballë, por vetëm për atë që ka bërë për popullin e vet.
Reagimi
SECILI KA ZGJEDHUR 21 JANARIN E VET
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit. Madje edhe kur flitet për një vdekje të qetë në shtrat si ajo e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sërish kihet parasysh armiku i sotëm.
Do të mjaftonte kjo ndarje preferencash përkujtimore dhe rrëfimet diametralisht të kundërta të "veteranëve" për ta ndjerë veten të turpëruar si shqiptarë. Në këtë ditë krenaria për Kongresin e Lushnjës do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores, sepse gjithë të tjerët do ta krahasonin automatikisht me parlamentin e sotëm dhe do të ulnin kokën.
100 vjet janë tmerrësisht shumë për të mos nxënë se në një vend normal patriotët dhe tradhtarët nuk e emërojnë vetë njëri-tjetrin dhe se engjëjt apo djajtë e kulluar nuk ekzistojnë.
Por mbi të gjitha, se askush nuk do të gjykohet nga ato që thotë për veten dhe për ata që ka përballë, por vetëm për atë që ka bërë për popullin e vet. Dhe kjo vlen për 21 janarin dhe për çdo datë tjetër me të kuqe apo me të zezë të kalendarit tonë.
Koha ikën shpejt dhe ajo është gjithmonë e pamëshirshme për gënjeshtarët.