Flash News

KRYESORE

Patozi shfrytëzon seancën e Kuvendit për t’i hapur sfidë publike Bashës: Me gjete në PD dhe aty do jem kur të largohesh

Patozi shfrytëzon seancën e Kuvendit për t’i hapur

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ka hapur sfidë publike kryetarit të partisë, Lulzim Basha, i cili nuk e rikandidoi në listat për zgjedhjet e 25 qershorit. Duke folur pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Patozi theksoi lidhja e tij me PD-në nuk varet nga humori i Bashës, i cili e gjeti aty dhe aty do jetë kur kryetari të largohet nga partia.

“Nuk kam patur asnjë mëdyshje për të ardhur sot në Kuvend. E ndjej si detyrim ndaj qytetarëve që më kanë votuar dhe forcës time poltike. Kush mendon se lidhja ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës, gabohet. Basha më ka gjetur në PD dhe do jem aty kur ai të largohet”, tha Patozi.

Astrit Patozi komentoi edhe fushatën elektorale të PD-së, duke theksuar se për herë të parë kjo forcë politike nuk po merret seriozisht nga kundërshtarët. Ai kërkoi ndarjen përfundimtare të PD-së nga legjenda se mund të ketë një koalicion me PS pas zgjedhjeve, pasi sipas tij, kjo do kishte pasoja të rënda për demokratët.

“Për herë të parë forca jonë politike nuk po merret seriozisht nga kundërshtari. Kundërshtarët përçmojnë simbolet e PD dhe kryetarin. Ndjej keqardhje për këtë. Problemi kryesor për PD-në është fakti që qarkullon një legjendë që nuk po fashitet, që pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh PS-PD.  Nëse kjo javë e fundit nuk e ndan PD nga kjo legjendë, pasojat do të jenë shumë mëdha dhe përgjegjësi e Bashës. Nëse demokratët konstatojnë se ka marrëveshje PS-PD, atëherë ata mund të bëjnë marrëveshje lokale dhe të kalojnë te PS”, deklaroi deputeti demokrat.

Astrit Patozi po shihet si kandidati i mundshëm për të sfiduar Bashën në zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen në muajn korrik.

Berishës i ka munguar foltorja e Kuvendit, i pari që nxiton të marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme dhe ngre deputetët në këmbë

Të fundit