All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Patozi uron Hajdarin për krijimin e grupit parlamentar; a do e pranojë edhe kryetare të partisë së tij?

Patozi uron Hajdarin për krijimin e grupit parlamentar; a do e pranojë
All - Paragraf - 1

Prej kohësh flitet në korridoret e politikës dhe të medias për krijimin e një partie të re të djathtë, me iniciator Astrit Patozin, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike. Ai ka reaguar sot dhe ka uruar deputeten Rudina Hajdari për krijimin e grupit të ri parlamentar me deputetët që pranuan mandatet pas largimit të Partisë Demokratike. Në fjalimin në Kuvend, Hajdari foli për një “platformë të re” që do të paraqitet edhe në kuadër të zgjedhjeve lokale.

All - Paragraf - 3

Ndërkohë, Patozi e përgëzon duke u shprehur: “Me këmbë të mbarë! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat! Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë. Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve. Beteja dhe fitorja e kësaj kësaj kauze është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.”

Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse Astrit Patozi do e pranojë që Rudina Hajdari të bëhet kryetare e partië që mund të krijohet prej tij, pasi në muajin dhjetor ai bënte thirrje që e njëjta deputete të pranohej kryetare e Partisë Demokratike në vend të Lulzim Bashës.

Të fundit