Flash News

KRYESORE

Patozit i bindur: Më 1 korrik, Shqipëria njeh kryetarët e bashkive

Patozit i bindur: Më 1 korrik, Shqipëria njeh kryetarët e

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, Astrit Patozi është i bindur se zgjedhjet lokale do të organizohen më 30 qershor, pavarësisht se opozita duket e vendosur t’i bojkotojë.

“Po qe për shërbimin sinoptik nuk e di, por uroj dhe shpresoj të jetë një ditë normale zgjedhjesh. Pas kësaj Shqipëria do njohë kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë në të gjithë territorin”, deklaron Patozi që megjithatë që shprehet se nuk do dëshironte që PD-ja të kthehej në një krah refraktar në shoqërinë shqiptare.

Patozi, nga ana tjetër parashikon së zgjedhjet e përgjithshme mund të mbahen në vjeshtë ose vitin tjetër, pasi “vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar”.

“Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme dhe ka më shumë gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme pas zgjedhjeve lokale, por të cilat mund të bëhen ndoshta pas një viti. E them këtë sepse Shqipëria cilido qoftë rezultati i cili pak a shumë dihet, por edhe vetë qeveria do ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse duhet të njohë dhe masë një faktor që është defaktorizuar, por që t’i nuk mund ta ç’bësh. Sepse pavarësisht gabimit të tyre ata sot janë zero mandate parlamentare dhe të gjitha gjasat janë që të jenë zero mandate lokale. Por ti nuk mund të thuash se ata nuk ekzistojnë. Për ta bërë të matshme edhe qeveria do të njohë se sa është pesha e opozitës dhe do t’i thërrasë shqiptarët për të votuar”, është shprehur ai në studion e lajmeve të Abc News me gazetaren Mirela Milori.

Të fundit