Flash News

KRYESORE

Patriarku i Rusisë për herë të parë vizitë në Shqipëri

Patriarku i Rusisë për herë të parë vizitë në

Për herë të parë, Patriarku rus, Kiril do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Vizita e tij pritet të zhvillohet nga  28-30 prill. Lajmi u bë i ditur nga përgjegjësi i zyrës për shtyp të Patriarkatit të Moskës, Aleksander Volkov, i cili theksoi se gjatë kësaj vizite, Kiril do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos, si dhe përfaqësues të lartë të politikës në Shqipëri.

“Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.

Gjithashtu, theksohet se Patriarku rus Kirill dhe ai shqiptar, Janullatos, kanë një miqësi gati 50-vjeçare, të cilën e kanë ruajtur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.

 

 

Të fundit