Flash News

KRYESORE

Patrisi bën të njëjtën deklaratë si i vëllai Roberti, a është ndarë me Tunën?

Patrisi bën të njëjtën deklaratë si i vëllai

Prej disa kohësh, në media përflitet për një ndarje të mundshme mes Patris Berishës dhe Tuna Sejdiut.  Pas ndryshimit të mbiemrit të Tunës në Instagram, dhe faktit që ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, u ngritën dyshimet që ata nuk janë bashkë dhe janë ndarë.

Edhe për ditën e të dashuruarve nuk pat asnjë postim nga dyshja.

Mirëpo, më në fund ka reaguar Patris Berisha.

I ftuar në emisionin “Një kafe me Labin”, Patrisi ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se ai vazhdon lidhjen e tij me Tunën dhe në momentin që nuk do jetë më me të do e bëjë vetë lajmin publik.

Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem edhe unë do ta bëj shumë publike se nuk është asgjë. Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda, ama në momentin që ndahemi do e bëjmë publike. Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë”, u shpreh ai.

Deklaratë kjo shumë e ngjashme me të Robertit, vëllait të tij, para se të ndahej nga Nora.

Gjithashtu, Patrisi sqaroi edhe pse mbiemri i tij mungon në profilin e Tunës:

“Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re.”

Të fundit