Flash News

KRYESORE

Paul Pogba shet këpucët për bamirësi

Paul Pogba shet këpucët për bamirësi

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka nxjerrë në ankand këpucët që përdori në finalen e Botërorit të Rusisë, ku u shpall kampion me Francën.

Atletet e tij u shitën për 30 mijë euro dhe shuma e parave do të shkojë për bamirësi, për nxënësit e shkollave të mesme që jetojnë në zona problematike.

Pogba kishte dhuruar më parë edhe fanellën e përfaqësueses franceze që veshi gjatë Europianit të Francës, pikërisht në fitoren ndaj Islandës në çerekfinalet e turneut, e cila u shit për 4.000 euro, shifër kjo 4 herë më e lartë sesa ajo që ishte parashikuar.

Pogba dhuroi disa prej materialeve të përdorura prej tij në karrierë, megjithatë jo të gjitha u shitën në ankand dhe këtu përfshihet edhe fanella e Juventusit, që veshi në fitoren e “Zonjës së vjetër” ndaj Manchester Cityt në Champions League, sezonin e 2015-s.

Të fundit