Flash News

KRYESORE

Pavarësia e Katalonjës, Bashkimi Evropian nuk e njeh ndarjen

Pavarësia e Katalonjës, Bashkimi Evropian nuk e njeh ndarjen

Komisioneri Evropian i çështjeve ekonomike, Pierre Moscovic, deklaroi se nëse Katalonja do të shpallë pavarësinë dhe do të shkëputet nga Spanja, atëherë nuk do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Bashkimi Evropian njeh vetëm një shtet anëtar që është Spanja. Por ne nuk jemi në një botë imagjinare, pasi nuk ka në të vërtetë pavarësi katalanase”- deklaroi ai para gazetarëve.

Ish-ministri socialist i Francës e cilësoi këtë përplasje s të dhimbshme dhe se t vetmit që mund ta zgjidhin këtë janë spanjollët.

“Nuk është as në Bruksel, as në Paris, nuk është diku jashtë që kjo situatë do të zgjidhet.” U shpreh ai duke nxitur dialog mes Madridit dhe Barcelonës.

Kjo është një nga periudhat më të vështira të që po kalon Spanja që pas shpalljes së demokracisë.

Të fundit